E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e trojeve, regjistrimet 1-3 tetor

Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar sot të gjithë kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë shtetit si Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, se duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në Institucionet shqiptare të Arsimit të Lartë, në datat 1, 2 dhe 3 tetor 2008.

Për regjistrim, atyre u nevojitet: dëftesë pjekurie origjinale, dokument identifikimi dhe fotokopje të tij, 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)

“Dëftesa dhe dokumenti i identifikimit duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara”- thuhet në udhëzimin e ministrisë.

Sipas të njëjtit burim, lista e këtyre kandidatëve fitues, sipas programeve të ndryshme të studimit, përcaktohen nga Ministritë e tyre të Arsimit, apo autoritetet e autorizuara në vendet përkatëse, në përputhje me kuotat e e pranimeve të miratuara nga Këshilli ynë i Ministrave, dhe duhet të dërgohen në Institucionet publike të Arsimit të Lartë deri më datën 30 shtator 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›