E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani Ike, panik në Teksas

Shtohet paniku i popullsisë në zonat që parashikohet të goditen nga uragani “Ike”. Aktualisht uragani është klasifikuar i kategorisë 2 dhe në hyrje të Gjirit të Meksikës mund të rrisë intensitetin për të arritur klasifikimin 4 përpara se të godasë brigjet. Ky është parashikimii qendrës nacionale të uraganeve në Majami, në Florida. Madje studiuesit kanë parashikuar se uragani mund të arrijë edhe shpejtësinë 210 km/orë.  Uragani “Ike” ka hyrë tashmë në gjirin e Meksisës dhe po drejtohet drejt Teksasit. Për këtë autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërkohë që është njoftuar evakuimi i 1 milionë banorëve.

Lajmin e ka njoftuar vetë presidenti Bush, duke folur për masat e marra në pritje të uraganit. Ky vendim lejon zhbllokimin e një ndihme federale, ndërkohë që urgani i kategorisë I, më e dobëta e shkallës së Saffir-Simpson, mund të fuqizohet para se të godasë brigjet e Teksasit.Autoritetet e Teksasit po përgatiten për mbërritjen e uraganit ''Ike'' që ka shkatuar 70 të vdekur në Haiti dhe katër në Kuba. Një urdhër për evakuim të detyruar u zbatua sot në zonat në jug të Gavelston, po në kuadrin e masave parandaluese të pasojave të uraganit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›