Rrajcë, vdes në aksident një 60-vjeçar
Rrajcë- Një aksident që shkaktoi vdekjen e një 60-vjeçari, ndodhi sot në aksin nacional Librazhd-Pogradec, në Rrajcë.
Burime të policisë bëjnë të diturse “një mjet me targa EL 202 A, që drejtohej nga Elidon Selita, banor i qytetit të Elbasanit, aksidentoi 60-vjeçarin Bektash Toçka”.
Të njëjtat burime shtojnë se në momentin e aksidentit viktima po ecte në rrugë. Selita u shoqërua në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Librazhdit, pasi grupi hetimor konstatoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e automjetit, tej normave të lejuara.