E Diel, 1 Nëntor 2026

Suli: Mbi 3 mijë biznese të vogla kanë përfituar nga politikat mbështetëse në Kamëz

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli zhvilloi sot një takim me biznese të zonës, në kuadër të projektbuxhetit 2026.

Suli tha se gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash.

Sipas Sulit, bizneset janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe falë lehtësirave të ofruara nga bashkia Kamëz, sot 3552 biznese të vogla kanë përfituar nga politikat mbështetëse dhe shërbimet.

Kryebashkiaku i Kamzës theksoi se 648 biznese të reja, vetëm këtë vit, janë përjashtuar nga tarifat vendore në vitin e parë të aktivitetit.

“Bashkë vazhdojmë të mbështesim rritjen e sipërmarrjes dhe ekonomisë lokale”, tha Suli.


/e.i/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›