TEL AVIV – Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

TEL AVIV, 14 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli ka dorëzuar trupat e 45 palestinezëve si pjesë e një marrëveshjeje me organizatën militante “Hamas”.
“Eshtrat u dërguan sot në Rripin e Gazës me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC)”, thanë sot burime mjekësore në territorin bregdetar.
Në Spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës do të kryhen teste gjenetike, për të identifikuar trupat.
Më pas, familjet do të jenë në gjendje të varrosin trupat e të afërmve të tyre.
Dorëzimi u bë një ditë pasi Hamasi liroi 20 pengje të gjallë dhe dorëzoi trupat e katër personave të tjerë, tre izraelitë dhe një student nga Nepali.
Izraeli gjithashtu liroi pothuajse 2 000 të burgosur palestinezë. //a.i/