E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç kërkon bisedime të tjera

Presidenti pro-perëndimor i Serbisë, Boris Tadiç, ka paralajmëruar se Evropa Juglindore ka arritur një pikë ku nuk ka më kthim prapa. Ai deklaroi në Gjermani se në rastin e pavarësisë së Kosovës nuk do ta pranonte shpërbërjen e vendit të tij dhe bëri thirrje për bisedime të reja. Para përfundimit të këtij muaji, udhëheqësit e Kosovës pritet të shpallin pavarësinë, një lëvizje që ka gjasa të njihet nga SHBA-ja dhe shumica e vendeve të BE-së. Shumë diplomatë këtu në Mynih, thotë korrespondenti i BBC-së, Xhonathan Markus, presin që kjo të ndodhë më 17 shkurt, ose rreth kësaj date. Presidenti Tadiç nuk e pranoi atë që e cilësoi shpërbërjen e vendit të tij. Por, eventualisht tha se ai nuk e pranonte izolimin e Serbisë nga BE-ja. I vetmi kurs i arsyeshëm, këmbënguli ai, është rifillimi i bisedimeve. Diplomatët perëndimorë këtu në Mynih, thonë se muajt e gjatë të bisedimeve nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Të vetëdijshëm për pozicionin e Rusisë, nuk ekziston ndonjë kohë e mirë për Kosovën që të shpallë pavarësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›