E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën e ardhshme, Kuvendi voton heqjen e imunitetit të Bashës

Të hënën e ardhshme, një ditë para Krishtlindjeve, Parlamenti do të votojë për t‘i hequr imunitetin Bashës. Më parë do të mblidhet Këshilli i Imunitetit për të caktuar konkretisht një datë të afërt kur do të vendosë për publikimin e raportit të hartuar nga ekspertët e Kuvendit në bashkëpunim edhe me anëtarët e Këshillit të Imunitetit për heqjen e imunitetit të Bashës. Aktualisht, raporti nuk ka përfunduar, por kjo javë do të jetë vendimtare për Këshillin e Imunitetit. Tashmë, se Bashës do t‘i hiqet imuniteti nga Kuvendi për t‘i kaluar më pas Prokurorisë së Përgjithshme për hetim kjo nuk ka asnjë diskutim, pasi vetë Kryetarja e Kuvendit Topalli, e cila është edhe kryetare e Këshillit të Imunitetit e tha dy javë më parë. Sipas saj, ky do të jetë një model që Kuvendi do ta ndjekë për të gjithë deputetët për të cilët organi i prokurorisë do të kërkojë heqjen e imunitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›