E Diel, 1 Nëntor 2026

Abrogimi i 7501 sot do të votohet në Kuvend

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e mazhorancës të mbështetur edhe nga republikanët do të votojnë në Kuvend abrogimin e Ligjit 7501 të pronave. Në seancën e së enjtes, parimisht u pranua ideja për pushimin e Ligjit 7501 të tokës. Opozita u shpreh kundër këtij abrogimi, duke theksuar se ende ka qytetarë të cilët duhet të përfitonin nga ky ligj, por për shkak të vendimeve të gjykatave kanë mbetur pa një zgjidhje konkrete. Ndërsa vetë nismëtari i këtij amendamenti, deputeti i PR-së, Arian Madhi, e ka argumentuar nismën e tij me faktin se janë bërë abuzime të mëdha në kurriz të Ligjit 7501. Tashmë, këtij abuzimi, ka theksuar Madhi, i duhet dhënë fund, pasi ligji e ka kryer funksionin e tij. Ky ligj ka operuar në Shqipëri prej 1991-it. Sipas tij, tokat e lira, të cilat kanë mbetur deri më tani pa u shpërndarë në bazë të Ligjit 7501 duhet t‘u vihen në dispozicion Shoqatave të Pronarëve për t‘iu dhënë ish-pronarëve të pakompensuar deri më sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›