E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Liberalizimin vizash deri ne 2009

Kryeministri Berisha ne konferencen e djeshme per mediat eshte shprehur ne lidhje me diskutimet e zhvilluara per procesin e liberalizimit te vizave me Presidentin e Komisionit Evropian, Barroso, duke lene per te kuptuar se deri ne perfundim te presidences se Barrosos do perfundoje. "Nje teme shume e rendesishme ne keto bisedime ishte ceshtja e liberalizimit te vizave, ndaj te ciles shqiptaret jane shume te ndjeshem. Une dhashe te gjitha garancite - sic dhe ju e dini, sepse jam njeri i fjales se mbajtur - se ne do te firmosim cdo marreveshje me secilin vend anetar te BE-se per te bere luften me transparente ndaj krimit te organizuar dhe per te realizuar standardet me te larta te sigurise", ka qene deklarata e Kryeministrit Berisha ne konferencen e djeshme per mediat. Ai ka nenvizuar faktin se do te zbatohen procedurat me moderne per kontrollin e integruar te kufijve, pasi levizja e lire eshte jetike per Shqiperine. "Me Presidentin Barroso une nuk diskutova data, pasi, ashtu sic ju e dini, une nuk jam njeri qe fiksoj data dhe perqindje, por jam njeri qe synoj te arrij data dhe perqindje. Kjo gje ndryshon. Punoj me shprese dhe besim se gjerat do te ndodhin para afatit te cilin mendoj une. Ndaj, si publikisht, edhe jo publikisht, une jam i njejti. Si njeri i fjales se mbajtur, i premtimeve te mbajtura, perfaqesuesit nderkombetare e dine qe te gjitha kerkesat do zbatohen. Ata do te sjellin nje dokument me kerkesa, per te cilin me informuan se po e perpunojne dhe shume shpejt do t'ia dergojne qeverise. Ky dokument rreshton kerkesat qe duhet te plotesojne vendet, te cilat deshirojne te kene levizjen e lire", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›