E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, bashkëpunim biznes-ministri

Zhvillimi i bizneseve që operojnë në turizëm dhe pjesëve të tjera të këtij sektori të rëndësishëm do të mbështetet nga e para marrëveshje mes operatorëve dhe qeverisë. Shoqata shqiptare e turizmit ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje me ministrinë e linjës, me anë të së cilës synohet ruajtja e resurseve turistike, trashëgimisë kulturore dhe të punësuarve që bashkëpunojnë me bizneset e turizmit.

Ledia Matja kryetare e ATA tha se:  “Bizneset që operojnë në fushën e turizmit kanë vendosur të bashkëpunojnë me ministrinë  e fushës për të pasur zhvillime sa më pozitive në turizëm. Shoqata shqiptare e turizmit ka nënshkruar një marrëveshje me ministrinë ku përcaktohen qartë detyrat dhe detyrimet e secilës palë”.

Ministri i Turizmit, Ylli Pango e ka vlerësuar si pozitive marrëveshjen me operatorët, pasi tashmë është koha kur çdo shqetësim për turistët duhet të zgjidhet.

Shoqata Shqiptare e turizmit është krijuar para katër muajsh dhe përfshin të gjithë operatorët turistikë, agjencitë, hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera të fushës. Deri më tani nuk ka pasur një organizim të rregullt të këtyre bizneseve, çka përbënte problem për shfaqjen e shqetësimeve të fushës.  Puna e parë restaurimi në Gjirokastër

Disa objekte të vjetra në Gjirokastër, të dëmtuara nga koha dhe mos mirëmbajta do të riparohen nga UNESCO. Qeveria shqiptare do të japë 1.3 milionë dollarë për këtë qëllim, dhe shumë shpejt do të nisë restaurimi i ndërtesave që gjenden në qendër të Gjirokastrës.

Ols Lafe, Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS tha se: “Disa nga objektet ne te cilat po punohet ne Gjirokastër sot me fondet e qeverise shqiptare te lëvruara nga UNESCO janë zona e Qafës se Pazarit dhe banesa te tjera pranë saj si Angonatet, Kabilatet, Gurgaj, etj.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka dhënë një fond prej 3 milionë Euro për restaurimin e  kalave mesjetare te Himares, Tiranes e Krujes. Për këtë qëllim do të përdoret dhe një fondi i qeverise Spanjolle me vlere 3,26 milion Euro, që do të përdoret per Muzeun Historik Kombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›