E Diel, 1 Nëntor 2026

Rice: Dua të shoh më shumë diplomat me lëkurën time

Colin Powell dhe Condoleezza Rice janë të vetmit zezak që punojnë si diplomatë kryesorë në qeverinë amerikane.

“Dua të shoh më shumë zezakë që punojnë në shërbimin e lartë të shtetit” – tha Rice në një takim të profesorëve dhe administratorëve.

“Më vjen keq kur shkoj në takime të Departamentit të Shtetit dhe shoh shumë pak fytyra si puna ime. Nuk më duket e drejtë kjo gjë”.

Rice ka ndjekur paraardhësin e saj Colin Powell, dhe janë të vetmit zezak që punojnë në krye të diplomacisë amerikane.

“Rice tha se për të shtuar diplomatët zezakë do të ndërmarrë një program nëpër shkolla ku të rinjtë do të drejtohen që të vegjël nga diplomacia. Ata do të trajnohen dhe do të mbështeten të mësojnë gjuhë të huaja, ose rreth zhvillimeve në botë në mënyrë që të bëhen pjesë e debateve globale” – tha Rice

“Në Amerikë duhet të kuptojnë të gjithë se ekziston demokracia multietnike. Duhet ti tregojmë botës se ka barazi dhe asnjë diferencim nga ngjyra e lëkurës” – tha Rice.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›