U ndje keq dhe humbi ndjenjat në palestrën e shkollës, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Ai është transportuar menjëherë me ambulancë për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Njoftimi i Policisë:
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.