E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – 24 të vrarë pas sulmeve ajrore ruse

KIEV, 5 maj /ATSH-DPA-AFP/ – Të paktën 24 persona janë vrarë në një tjetër valë sulmesh ruse kundër Ukrainës, sipas autoriteteve lokale.

”Të paktën 12 persona u vranë dhe më shumë se një duzinë u plagosën në sulmet në qytetin jugor të Zaporizhias”, shkroi guvernatori rajonal Ivan Fedorov në Telegram.

Zaporizhia ndodhet rreth 20 kilometra larg vijës së frontit.

”Diku tjetër, të paktën nëntë persona u vranë dhe 16 u plagosën nga tre bomba ruse në qytetin lindor të vijës së frontit, Kramatorsk”, tha agjencia e mbrojtjes civile në Telegram.

”Dhjetëra persona morën kujdes psikiatrik për shkak të sulmeve që dëmtuan një numër të madh ndërtesash banimi dhe makinash”, tha ajo.

Kramatorsku, një ish-qendër industriale në rajonin e Donetskut të sulmuar, ndodhet vetëm rreth 15 kilometra larg vijës së frontit.

”Në Dnipro u vranë katër persona”, sipas presidentit Zelensky.

Kjo vjen pas raportimeve të mëparshme të së martës se të paktën katër persona ishin vrarë në Ukrainën qendrore, ndërsa sulmet ruse duket se vazhdojnë të pandërprera pavarësisht se të dyja palët po përgatiten për armëpushime rivale më vonë këtë javë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›