E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK merr nën kontroll gjykatat në Mitrovicë

 

UNMIK-u më në fund ka marrë kontrollin mbi ndërtesën e gjykatës së qarkut dhe asaj komunale në veri të Mitrovicës, të cilat deri tani ruheshin nga pjesëtarët e KFOR-it. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Alekander Ivanko tha se, Misioni i OKB-së ka filluar pastrimin e objektit, për të mundësuar kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtare më së largu deri më 3 tetor. Por sipas tij, tani për tani, kthimi i punonjësve shqiptarë të gjykatave nuk do të jetë i mundur. Mirëpo, UNMIK-u shpreson që ata të kthehen në vendet e tyre të punës dy muaj nga dita e fillimit të punës së gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtare. Ndërkohë, është parashikuar se edhe EULEX-i ka nisur veprimtarin e tij dhe brenda dy muajve do të përfundojë kalimin e kompetencave që i takojnë nga UNMIK.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›