E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria vret liderin e rebelëve të FARK-ut

Një nga komandantët kryesorë të guerilasve të krahut të majtë në Kolumbi, Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (siç njihen ndryshe FARK), është vrarë në luftime. Lajmi është raportuar nga mediat vendase. Raul Rejes është vrarë nga ushtria kolumbiane, tha media lokale të shtunën. Komandanti i FARK-ut mësohet se është vrarë gjatë një sulmi ajror mbi qytetin jugor të Tetei-t, në afërsi të kufirit të Kolumbisë me Ekuadorin. I njohur edhe si Luis Edgar Devia, Raul Rejes ishte vrarë bashkë me disa rebelë të tjerë. Rebelët kolumbianë të FARK-ut janë kthyer këto ditë në qendër të vëmendjes pas lirimit të katër pengjeve të huaja, ndërkohë që mbajnë ende në xhunglat kolumbiane edhe shumë të rrëmbyer të tjerë, mes të cilëve dy amerikanë, si edhe franko-kolumbianen Ingrid Betancourt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›