E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIMI/ Rritja e numrit të Komisioneve, Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin: U cenua parimi i demokracisë përfaqësuese

Zbardhet vendimi i muajit shkurt i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Kuvendin lidhur me rikompozimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Kushtetuesja me vendimin e saj arriti në përfundimin se Kuvendi nuk respektoi procedurat kur në nisje të legjislaturës së re në shtator të vitit të shkuar, rikompozoi të gjithë arkitekturën e komisioneve të përhershme parlamentare, duke shtuar numrin nga 8 në 11.

Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar procedura ka qenë antikushtetuese dhe nevojitej të rregullohej.

“Gjykata vlerësoi se duhet vendosur shfuqizimi i vendimit të Kuvendit për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi”, thuhej në vendimin e Kushtetueses.

Pak ditë pas vendimit të Kushtetueses, socialistët nisën nga puna dhe me firmë të kreut të grupit Taulant Ballës e 2 deputetëve të tjerë, u risollën identike në Kuvend komisionet e reja të përhershme parlamentare, shoqëruar edhe me një sërë ndryshimet të tjera.

PD i kundërshtoi ashpër, pasi sipas saj do të duhej pritur zbardhja e plotë e vendimit të Kushtetueses, por pavarësisht kësaj kryetari i parlamentit Niko Peleshi kishte njoftuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren. Megjithatë PS në Parlament ka bërë një hap pas, duke siguruar se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në rregulloren e parlamentit pa u zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i plotë:

vend.18261776693254 (1)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›