E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Basten, 7.2 milionë euro taksa në Itali

Pas Valentino Rosit, një kampion tjetër i madh i sportit është detyruar që t‘i paguajë tatim-taksave italiane "kontributet e prapambetura". Bëhet fjalë për sulmuesin e mirënjohur holandez, aktualisht trajner i kombëtares së "tulipanëve", Marko van Basten. Ai duhet që të paguajë 7.2 milionë euro taksa për shfrytëzimin e imazhit në vitin 1997, ku militonte te Milani. Fillimisht, Van Basten (që sezonin e ardhshëm do të drejtojë Ajaksin) kishte apeluar vendimin, por në fund ai ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›