Ronaldinjo, një roveshatë që e kthen në "fluturim"
Pasi ka kaluar periudhën më të errët në karrierën si profesionist, Ronaldinjo është rikthyer ai që të gjithë e njohin. Goli i shënuar me roveshatë nuk i ka shërbyer Barcelonës që të fitojë (katalanasit u mundën 4-2 në fushën e Atletikos së Madridit), por për nga realizimi ai ka mahnitur të gjithë të pasionuarit e futbollit. Një gjest teknik i rrallë, i cili e ka rikthyer brazilianin në zemrën e tifozëve. "Kryevepra" e Ronaldinjos është një shenjë e rikthimit të yllit të Barçës në formën më të mirë, pas një viti shumë të vështirë, ku nuk kanë munguar kritikat dhe kishte filluar të flitej për një të ardhme gjithmonë në rënie.