E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolina, një kërcënim tjetër

Në Itali është regjistruar kërcënimi i radhës për Pierluixhi Kolinën. Sipas së përditshmes "La Nazione", përgjegjësi i gjyqtarëve në Serinë A dhe B ka marrë një zarf brenda të cilit kishte një plumb arme zjarri. Zarfi është dorëzuar në shtëpinë e Kolinës nga një postier, ndërkohë që letra që ndodhej aty brenda është sekuestruar nga policia. Në fakt, forcat e rendit po hetojnë prej kohësh kërcënimet që kanë ardhur në adresë të zyrtarit të Federatës Italiane dhe së fundmi është marrë vendimi që ish-bilbili i mirënjohur italian të udhëtojë me eskortë. Prej afro tre muajsh Kolina jeton nën mbrojtjen e agjentëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›