E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca ndaj Bollanos, mungon dëshmitari

Vlorë- Vasil Bollano nuk është paraqitur as në seancën e dytë në ngarkim të tij, në gjykatën e faktit në Vlorë, ku është marrë si i pandehur për çështjen e heqjes së tabelave në bregdet.

Ai është përfaqësuar nga avokati i tij Petraq Curri. Ashtu si kishte përcaktuar që më parë, kreu i prokurorisë së Vlorës Malaj, janë paraqitur sot tre dëshmitarë, ndërsa ka munguar në cilësinë e dëshmitarit kreu i policisë bashkiake të Himarës, Aleko Dede.

Administratori i firmës, Gojard Laçe ka sjellë të dhëna mbi vendosjen e tabelave, pjesën përshkruese të tyre, takimete marra me kreun e bashkisë së Himarës, pasi është njohur me urdhrin për heqjen e tabelave nga policia bashkiake, si dhe kontaktimet që ka kryer me strukturat e ministrisë në lidhje me njoftimin e tyre.

Po kështu dëshmitari në fjalë ka bërë me dije se teksa ka kontaktuar me Bollanon dhe nënkryetarin e bashkisë së Himarës, këta të fundit i kanë thënë se nëse në tabela shtohej dhe shkrimi në greqisht, tabelat do të liheshin.

Avokati i Bollanos ka këmbëngulur në pyetjet me dëshmitarin për vendosjen e logos së Bashkisë Himarë në këto tabela, që sipas avokatit është e kundërligjshme. Gjatë pyetjes së dëshmitarit, shumë herë pala e akuzës dhe mbrojtjes ka përcjellë vërejtjet e veta te trupi gjykues.

Avokatii çështjes ka kërkuar gjithashtu që të përjashtojë gjyqtarin nga kjo çështje pasi sipas tij gjyqtari i séances, Shkëlzen Selimi po favorizonte hapur prokurorinë. Po me cilësinë e dëshmitarit janë pyetur më pas drejtori i ndërmarrjes së rrugëve Saimir Haxhiu, si dhe një tjetër ekspert rrugësh, Artur Sulçe.

Mungesa e dëshmitarit të katërt, i cili nuk është dytësor në këtë çështje, pikërisht kreut të policisë bashkiake të himarës, Aleko Dede ka bërë që seanca të shtyhetpër në datën 15 korrik. Dede është zbatues direkt i urdhrit për prishjen e tabelave përgjatë bregdetit.

Kryetari i bashkisë Himarë është marrë me cilësinë e të pandehurit për prishjet e tabelave orientuese turistike përgjatë aksit të rrugës nacionale Llogora Qerparo, dëmi për të cilin vlerësohet 21 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›