Çokollata e zezë ndihmon në uljen e tensionit
Autori i Lajmit: red.
Shkencëtarët kanë zbuluar, se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ata thonë, se ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka më shumë antioksidantë në një gramë çokollatë se në një gotë verë, çaj apo luleshtrydhe. Studimi i fundit për çokollatën, tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore.
Ata që e kanë qejf çokollatën duhet të gëzohen. Mjekët kanë disa kohë që thonë se çokollata të bën mirë.
Çokollata ka sasi të madhe kakaoje. Shkencëtarët kanë zbuluar, se po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Këto studime janë bërë të ditura nga Organizata Mjekësore Amerikane. Dr. Dirk Taubert dhe kolegë të tij në spitalin universitar të Këlnit e përdorën çokollatën e zezë tek 40 njerëz me hipertension dhe ja se çfarë zbuluan: “Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët me 1.9 pikë. Çokollata e bardhë nuk bëri ndonjë efekt,” thotë mjeku. Studime të tjera tregojnë se çokollata me qumësht, çokollata e bardhë ose çokollata e zezë e ngrënë me qumësht, nuk kanë të njëjtat efekte si çokollata e zezë vetëm. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols. Dr Taubert thotë, se polyphenols duket sikur rrit nivelin e një substance në trup, që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit. “Studimet tona janë të shumta për të rekomanduar një sasi polyphenoli të çokollatës, si një dietë e shëndetshme”. Ky është një lajm i mirë për ata, të cilët vuajnë nga tensioni. “Eshtë një arsye e mirë të hash çokollatë” Por disa njerëz mund të mos pëlqejnë shijen. “Eshtë e thjeshtë. Sa më shumë e hidhur që të jetë çokollata, aq më tëper polyphenol ajo përmban,” thotë Dr. Dirk. Edhe diçka tjetër: asnjë nga ata që morën pjesë në studim nuk shtoi në peshë, pasi studiuesit gjetën se një sasi e vogël,- 7 gramë çokollatë e zezë,- ishte e mjaftueshme për të ulur tensionin me disa pikë. “Ishte befasuese për ne që një sasi e vogël çokollate mund të reduktonte në mënyrë efiçiente uljen e tensionit,” thotë mjeku. Kjo është e mirë megjithëse çokollata sjell shtimin në peshë. Dr. David Katz është specialist i dietave. Ai paralajmëron që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë. Dr. David Katz, i shkollës mjekësore të Universitetit të Yale. “Në qoftë se e tepron, atëherë efektet positive nuk kanë më vlerë,” thotë Dr. Katz. Dhe shtimi në peshë nuk është aspak i mirë për tensionin.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008