Hapen vende të reja pune në tetor
Autori i Lajmit: red.
Në fillim të tetorit do të nisin projekte të reja për punësimin e të rinjve. Rreth 3.3 milionë dollarë do finanochen për nxitje punësimi, në shmangie të emigracioni të parregullt kryesisht në zonat e veriut. Sipas të dhënave zyrtare shkalla e punësimit të të rinjve në Shqipëri është 32 përqind (28.6 përqind gra dhe 35.5 përqind burra). Krahasuar me vende të tjera të rajonit, raporti i vetëpunësimit është më i madh krahasuar me punësimin e përgjithshëm të të rinjve. Afërsisht 72 përqind e të rinjve të rritur që banojnë në zona rurale janë të vetëpunësuar dhe një 20 përqind tjetër janë anëtarë kontribues të familjes. Të rinjtë në qarkun verior të Shkodrës dhe atë verilindor të Kukësit, të cilët konsiderohen ndër më të prekurit nga punësimi informal dhe emigrimi, pritet të jenë pjesë e programit 3 vjeçar "Migrimi i Rinisë- Vjelja e përfitimeve dhe zbutja e risqeve", që do të nisë nga zbatimi në 1 tetor të këtij viti. Grupmosha 16-24 vjeç në Shkodër dhe Kukës përbën rreth 40 përqind të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve si të papunë në këto qarqe. Programi me vlerë 3.3 milionë dollarë, akorduar nga fondi spanjoll, do të zbatohet nga Qeveria shqiptare, me mbështetjen dhe financimin e agjencive të OKB-së në Shqipëri, në kuadër të Programit "Një OKB". Shqipëria është një ndër 7 vendet evropiane të përzgjedhura për pilotimin e kësaj nisme për reformimin e Kombeve të Bashkuara. Një nismë që synon nxitjen e punësimit të të rinjve në zonat veriore, për të minimizuar rreziqet e përfshirjes në migracionin e parregullt, përmes përmirësimit të prodhimtarisë, shndërrimit të ndërmarrjeve informale dhe kushteve më të mira të punës. Programi i përbashkët për Rininë, Punësimin dhe Migrimin do të zbatohet nga ILO, IOM, PNUD dhe UNICEF, në bashkëpunim Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Programet e tregut aktiv të punës do të synojnë si ofertën, ashtu edhe kërkesën për punë me qëllim lehtësimin e kalimit në punë të përshtatshme të të rinjve dhe të punëtorëve të rinj informal në rrezik të migrojnë.
Nxitja e të drejtave të punëtorëve të rinj do të jetë pjesë e paketës së shërbimeve të tregut të punës dhe të veprimtarive për rritjen e ndërgjegjësimit. Këto të fundit do të përbëhen nga veprime parandaluese të kryera në terren, si nëpër shkolla, veprime të cilat synojnë ndërgjegjësimin e të rinjve për zgjedhje arsimore, mundësi për punë të përshtatshme, mjete të rregullta të migrimit dhe rrezikun që lidhet me migrimin e parregullt. Paketat e informacionit do të përfshihen në faqet e internetit të institucioneve qeveritare dhe të Agjencive pjesëmarrëse në këtë program.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008