"Akoma ka serbë që nuk po e kuptojnë se Kosova u bë shtet më vete"
Akoma ka serbë që nuk po e kuptojnë se Kosova u bë shtet më vete, me kufij të njohur nga shtetet më të fuqishme dhe më të organizuara të botës që nuk preken! Këta lloje serbësh djegin ambasada, djegin flamuj, bëjnë trazira dhe jo vetëm që s'rrinë vetë rehat por me inatin që kanë, prishin dhe qetësinë e të tjerëve.
Serbia për rreth një shekull kishte nën hyqëm shumë shtete, si Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën etj., por s'ishte në gjendje t'i menaxhonte sepse si paradigmë të menaxhimit kishte pseudo-idetë: "Edhe Zoti flet serbisht", "Popujt e tjerë, veç serbëve, janë inferiorë", "Kosova është djepi i Serbisë dhe kosovarët duhen shpërngulur", etj. Këtyre lloje serbëve u themi: "Nëse doni rehatin, braktisni inatin" dhe se, "inati është dëmi i kokës".