E Diel, 1 Nëntor 2026

- Kryeministri Fatos Nano zhvillon një takim me kryetarin e bashkisë së Lushnjes, Kadri Gega dhe autoritetet e tjera lokale - Gjatë vizitës në qytetin e Lushnjes, Kryeministri Fatos Nano mori

- Kryeministri Fatos Nano zhvillon një takim me kryetarin e bashkisë së Lushnjes, Kadri Gega dhe autoritetet e tjera lokale -

Gjatë vizitës në qytetin e Lushnjes, Kryeministri Fatos Nano mori pjesë në ceremoninë e transferimit të sistemit të ujësjellës-kanalizime nga pushteti qendror në zotërim të njësive të qeverisjes vendore. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ministri i Pushtetit Vendor dhe Deçentralizimit, Ben Blushi dhe Ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino.

Duke i dorëzuar kopetencat e administrimit të këtij sistemi kryetarit të bashkisë Kadri Gega, Kryeministri Nano e vlerësoi këtë hap një moment të rëndësishëm për qeverisjen vendore dhe për procesin e reformave të deçentralizimit që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare.

Më pas, me ftesë të kryetarit të bashkisë së Lushnjes, Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim në bashki me kryetarin e bashkisë dhe autoritete të tjera lokale. Takimi është përqëndruar në çështje të reformës së decentralizimit të pushtetit lokal, realizimin e projekteve në fusha të ndryshme, zhvillimi i sipërmarrjes private dhe bashkëpunimi midis autoriteteve të pushtetit vendor me organet e qeverisjes qendrore.

Me këtë rast, Kryeministri Nano është shprehur:

"Ky eshte nje moment me shume rendesi per qeverine dhe per qeverisjen vendore, per bashkine e Lushnjes gjithashtu, nje moment shume domethenes per procesin e reformave te deçentralizimit, qe po i perfshin komunitetet vendore ne qeverisje dhe administrim te pasurise publike. Jam ketu per te forcuar kete partneritet, ne perputhje me ligjin dhe angazhimet tona per reformat qe sjellin standartet e BE-se jo vetem ne Tirane por ne te kater anet e vendit.
Ne beme kete ceremoni te thjeshte ne drejtoprine e ujesjellesit te Lushnjes, duke realizuar ligjerisht dhe faktikisht trasferimin e aktivitetit dhe te kapitalit te ujesjellesit te ndermarrjes se ujesjelles-kanalizimeve te Lushnjes nga prone e qeverise qendrore ne zoterim te Bashkise, si pjese e reformes sone ekonomike, e procesit te deçentralizimit, qe shoqeron ndryshimin e autoritetit fiskal dhe reformene ne kete fushe, gje qe shenon aktin e pare solemn per kalimin e sistemeve te ujesjelels-kanalizimeve ne duar te bashkive dhe komunave.

Besoj se edhe ju do ta vleresoni si nje akt te guximshem, sepse nuk eshte nje heqje qafe e nje sistemi te rendesishem per komunitetin dhe qytetaret, por eshte nje forcim marredheniesh kontraktore dhe partneriteti ligjor midis qeverise qendrore dhe bashkise se Lushnjes per te vazhduar menaxhimin e financimeve qendrore dhe vendore, vendase dhe nderkombetare ne dobi te modernizimit te ketyre sistemeve dhe permiresimit te furnizimit te popullates me uje te pishem apo me te sherbimeve komunale qe lidhen me jeten e vete komuniteteve.

Ne ket proces e kemi filluar me iventarizimin e pronave ne teresi, pa te cilin nuk mund te kalonin pergjegjesi te plota per menazhimin e ujesjelles kanalizimeve nga autoritetet vendore. Nuk eshte nje proces i thjeshte mekanik, por nje reforme komplekse qe synon ndryshimin e rolit te qeverisjes qendrore nga sigurues sherbimi ne hartimin e politikave, dhenien e fondeve dhe burimeve njerezore per te mbeshtetur objektivat e zhvillimit te sektoreve themelore te jetes se qytetareve. Kjo sjell ndryshime te ndjeshme edhe ne pozitat monopoliste te ndermarrjeve publike ne treg, kontrollon keto tendenca apo rregullon tregun per sherbime te dores se pare. Nderkohe rritet ndjeshem roli i autoriteteve lokale, te cilet behen pergjegjes per investimet, per vendimmarrjen operacionale te sherbimeve te ujit dhe sanitetit, stabilizimin dhe permiresimin e performances ose te produktit dhe te sherbimit qe japin keto sisteme per komunitetet dhe veçanerisht per shtresat ne nevoje.
Ne do te vazhdojme te mbetemi te angazhuar qe ta percjellim kete proces sipas standarteve te zhvillimit europian te vendit, me te gjithe paketen e reformave te decentralizimit, qe, siç diskutuam edhe ne Vlore, vitin e ardhshem do te kete edhe deçentralizim te sherbimeve te arsimit publik.

Jo me vone se pak ditesh, Komiteti Nderministror i Decentralizimit miratoi 3 dokumente shume te rendesishem: ate te deçentralizimit ne sektorin e arsimit, ne sektorin e shendetesise dhe te perkrahjes sociale. Nepermjet tyre ne do t'ju japim autoriteteve vendore hapesira me te plota per t'ju shtuar pergjegjesite qe ju njeh ligji, ne politikat e investimeve gjithashtu dhe ne mbeshtetjen e strategjive lokale dhe kombetare te zhvillit, te cilat bashkojne te gjitha qendrat e banuara ne Shqiperi ne nje proces perafrimi me BE-ne. Sipas ketyre dokumentave, duke filluar nga janari 2005, investimet per sistemin arsimor parauniversitar dhe sherbimin shendetsor paresor do i kalojne dejtpersedrejti bashkive qender qarku, ndersa per njesite e tjera vendore Keshillave te Qarkut. Dhe ne do te ndertojme projektet pilot si pe Tiranen edhe per bashkite e rendesishme si Lushnja ne kete funksion.

Une do tju garantuar me kete rast se qeveria qe une drejtoj nuk e sheh deçentralizimin si divorc apo shmangie nga pergjegjesite. Vertet ne po kalojme ne zoterim te bashkise Lushnje 100% te aksioneve te ujesjelles-kanalizimeve, por ne do te vazhdojme te nxisim dhe punojme sebashku me ju per zbatimin e projektit me vlere prej rreth 5 milion Euro, me donator Qeverine Gjermane, per reabilitimin e modemizimin e ketij sistemi qe ju moret ne dorezim sot. Siç kemi premtuar, transferimi i ujesjellsave ne njesite e qeverisjes vendore do te shoqerohet me procesin e pastrimit te borxheve te akumuluara ne te kaluaren prej lyre. Deri tani kemi likuiduar totalisht borxhet e prapambetura te 43 ndermarjeve te ujesjellsit ndaj KESH-it dhe jane ne proces shlyerjet e detyrimeve korente te energjise dhe te sigurimeve shoqerore gjithashtu. Se fundi, para dy diteve Qeveria vendosi qe vetem per Ministrine e Rregullimit te Territorit e Turizmit fondi i investimeve per vitin 2004 te rritet me 1.3 miliarde leke ose 25% e shteses prej 5 miliard e gjysem qe perben aq sa na lejoi per te perdorur ne te ardhurat e privatizimit se Bankes se Kursimeve. Me shume se 1/3 e keture fondeve do te perdoren per rehabilitim dhe ndertim ujesjellsash te rinj.

Sot ministri titullar i ketij sistemi, pas pak çastesh, jo shume larg qe ketu, do te peruroje nje investim tjeter te rendesishem per zonen tuaj, fillimin e punimeve per ujesjellsin rajonal me vlefte prej 56 milon leke. Nga ndertimi i tij do te perfitojne fumizimin me uje normal 26 fshatra me nje popullsi prej 28 mije banoresh.

Kjo eshe pjese e Strategjise Kombetare te fumizimit me uje qe ne zbatojme dhe qe komunitetet monitorojne dhe perfitojne gjithashtu. Ne perputhje me te, ne kemi orientuar nje numer donatoresh te rendesishem ne kete sektor prioritar, qe sot po paraqesin projektet e tyre, por jane edhe prezente ne zbatimin e mbulimin ne nje kohe relativisht te shkurter te hartes se fumizimit me uje te gjithe Shqiperise.

Me lejoni tashme t'ju uroj jo vetem paçi jete te gjate ne administrim publik, por edhe paçi me shume uje dhe shendet qe lidhet me ujin e pijshem".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›