E Diel, 1 Nëntor 2026

- Miratohen disa ndryshime e shtesa ne VKM nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit, disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.675 datë 20.12.2002 "Për përdorimin e fondeve buxhetore të

- Miratohen disa ndryshime e shtesa ne VKM nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit, disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.675 datë 20.12.2002 "Për përdorimin e fondeve buxhetore të planifikuar për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet", si dhe vendimin "Për miratimin e dokumentit "Analiza e Realizimit për vitin 2003, Vizioni dhe Objektivat Afatgjata të SKZHES, Programi i Masave Publike 2004-2007"

***
Në mbledhjen e sotme të Keshillit të Ministrave u miratua projektligji "Për buxhetin e Shtetit të vitit 2004".

Në funksion të menaxhimit efektiv të burimeve financiare të shtetit dhe në burimet suplementare të siguruara nga privatizimi i Bankës së Kursimeve, të ardhurat e siguruara janë parashikuar të përdoren në masën 50 % për investime publike ne sektore prioritare te percaktuar ne Strategjine Kombetare dhe Programin Buxhetor Afatmesem qe lidhen me arsimin, shendetesine, transportin, turizmin, furnizimin me uje, pushtetin gjyqesor etj.

Përzgjedhja e objekteve të investimeve është mbështetur në plotësimin e disa kritereve që janë:

Të jenë brenda prioriteteve të përcaktuara;
Të kenë impakte të rëndësishme kombëtare;
Të jenë pjesë e projekteve të mëdha kombëtare që tashmë kanë nisur;
Të kenë një shpërndarje gjeografike sipas rajoneve prioritare;
Të kenë studime fizibiliteti dhe projekte zbatimi;
Dhe njëkohësisht të jenë të mundshme për tu realizuar brenda vitit 2004.

Shtesa e fondit në buzhetin e shtetit për vitin 2004 kap shifrën e 5,4 miliardë lekë dhe është shpërndarë si më poshtë;

-Ministria e Shëndetësisë, shtesë fondi prej 700 milion lekë ose 12,9 % e totalit.
-Ministria e Arsimit, shtesa e fondit është 570 milionë lekë ose 10,5% e totalit.
-Për ministrinë e Rregullim Territorit dhe turizmit është parashikuar një fond 1.3 miliard lekë ose 24.6 % e totalit.
-Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka një shtesë fondi prej 2,7 miliardë lekë ose 49.8 % e totalit.
-Pushteti gjyqësor ka një shtesë prej 125 milionë lekë .

Ky eshte nje hap i rendesishem ne procesin e investimeve publike dhe te zhvillimit te vendit ne sektoret strategjik.

***
Po ashtu, u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimi "Për disa ndryshime e shtesa ne VKM nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit". Domosdoshmëria e rishikimit të këtij vendimi erdhi si rezultat i ndryshimeve të ligjit për prokurimet si dhe për të nxitur më mirë zbatimin e tij në praktikë.

***
Gjithashtu, u miratua vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.675 datë 20.12.2002 "Për përdorimin e fondeve buxhetore të planifikuar për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet". Ndryshimet e propozuara kanë si qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit në shkallë vendi.

***
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për miratimin e dokumentit "Analiza e Realizimit për vitin 2003, Vizioni dhe Objektivat Afatgjata të SKZHES, Programi i Masave Publike 2004-2007"

SKZHES është një dokument dinamik, që ndryshohet dhe përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme. Përforcimi i pronësisë shqiptare në këtë proces është një produkt i një gjithëpërfshirje trasparente të të gjitha grupeve të interesit dhe komunitetit të donatorëve.

Raporti i progresit të vitit 2003 ofron një analizë të thelluar të zbatimit të masave publike prioritare dhe shkallën e realizimit të objektivave kryesore për vitin 2003, objektivat dhe programin e masave publike prioritare për periudhën afat-mesme 2003-2007 si dhe disa nga objektivat themelore të zhvillimit ekonomik e social të vendit të parashikuara për një periudhë afat-gjatë 2004-2015.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›