- Z.Nano do të zhvillojë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe Kryeministrin e Belgjikës, Guy de Verhofstad - Kryeministri Fatos Nano është nisur sot p
- Z.Nano do të zhvillojë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe Kryeministrin e Belgjikës, Guy de Verhofstad -
Kryeministri Fatos Nano është nisur sot pasdite për një vizitë në Belgjikë. Kjo vizitë ka dy dimensione të rëndësishme; takime të nivelit të lartë në Selinë e NATO-s, si dhe takim dypalësh me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, z.Guy de Verhofstad.
Axhenda e Kryeministrit në institucionet e selisë së NATO-s, përfshin një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Më pas, dy autoritettet e larta do t'i drejtohen Këshillit të Ambasadorëve të vendeve të NATO-s. Me këtë rast, Kryeministri Nano pritet të mbajë një fjalë. Në këto bisedime do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me hapat e kryer nga Shqipëria në drejtim të reformave të gjithanshme, progresin në procesin e integrimit euroatlantik të vendit, situata në rajon dhe vecanërisht në Kosovë dhe përpjekjet e përbashkëta të vendeve të rajonit për përafrimin me strukturat euroatlantike.
Në përfundim të takimeve, Kryeministri Nano dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, pritet të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, Kryeministri Nano do të pritet në një takim të vecantë nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, z.Guy de Verhofstade. Në këtë takim do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme. Në veçanti, do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me nxitjen e shkëmbimeve tregëtare mes dy vendeve, të cilat vitin e fundit kanë shënuar rritje të ndjeshme, si dhe për mbështetjen e Belgjikës në rrugën e integrimit të Shqipërisë.