E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano, gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, zhvilloi nje takim te vecantë me Kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader Gjatë t

Kryeministri Nano, gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, zhvilloi nje takim te vecantë me Kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader

Gjatë takimit, të dy homologët kanë diskutuar për vazhdimin e metejshem te intensifikimit te marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme. Me kete rast dy Kryemnistrat rane dakort per zhvillimin e vizites zyrtare te zotit Sanader ne Tirane ne muajin Mars te vitit te ardheshem, vizite e cila do te shoqerohet dhe me forumin ekonomik me perfaqesues te sipermarrjes ne te dy vendet.

Duke u ndalur në proceset integruese, ku janë përfshirë dy vendet, Kryeministri Nano dhe Kryeministri Sanader kanë theksuar vullnetin për bashkepunim si dhe per te kontribuar ne kete funskion edhe ne rajon.

Të dy homologët kane diskutuar gjithashtu per nxitjen e nismave për shkëmbime dypalëshe në sektorë prioritarë, si në infrastrukturë, energjitikë, në tregti etj.

Kryeministri Nano dhe Kryeministri Sanader kanë ndarë të njëjtin mendim se bashkëpunimi dypalesh do të ndihmohet tashmë edhe me hapa konkretë në liberalizimin e regjimit të vizave, me qëllim stimulimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shkëmbimit të mallrave.

Në këtë kuadër, Kryeministri Nano ka vleresuar vendimin rrjedhoje te vullnetit te dy kryeministrave qe Kroacia do te lejoj qytetarëve shqipetare të lëvizin me lirisht në Kroaci duke u trajtuar me lehtesi jo vetem ne vizat kroate, por edhe me vizat Shengen.

Pas takimit, dy homologet i jane pergjigjur interesimit te medias:

Kryeministri Fatos Nano: Me Kryeministrin Sanader shkëmbyem eksperiencën përsa i takon reformave europiane dhe çështje të tjera.

Pyetje: Cili është komenti në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë kroate për lehtësimin e lëvizjes midis dy vendeve?

Kryeministri Ivo Sanader: Ne diskutuam me Kryemistrin Nano, siç kemi bërë edhe në qershor në Shqipëri dhe në korrik në Kroaci, dhe kemi marrë vendimin për të bërë të përgatitur dhe bërë të mundur që njerëzit tanë të lëvizin lirisht. Ne kemi marrë vendimin për regjimin shengen të vizave, çka do të bëjë të mundur që shqiptarët të vijnë lirisht në Kroaci.

Kryeministri Fatos Nano: Ky është tashmë një vendim i marrë, që do t'i jape mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të lëvizin lirisht midis dy vendeve tona.

Pyetje: Cili është opinioni juaj në lidhje me zhvillimin e fundit në Maqedoni në lidhje me emrin e Kryeministrit të ri?

Kryeministri Nano: Unë sapo e urova zotin Buçkovski pak më parë në telefon për zgjedhjen si kryetar të partisë dhe emërimin si kryeministër duke i shprehur të gjithë mbështetjen dhe angazhimin për të vazhduar në rrugën e nisur për forcimin e marrëdhënieve
europiane midis dy vendeve dhe të angazhimeve që të çojnë në konsolidimin e bashkëjetesës dhe të bashkëqeverisjes shqiptaro-maqedonase në vendin fqinj.

Ai më garantoi se do të vazhdojnë të përgjigjen me të njëjtin angazhim në një situatë që është më pozitive pas dështimit të referendumit dhe një Kongresi partiak që i jep përgjigjen e duhur konsolidimit të qeverisjes.

Kryeministri Sanader: Ndaj të njëjtin mendim me Kryeministrin Nano se zoti Buçkovski do të vazhdojë politikën konstruktive.

***

Kryeministri Fatos Nano takohet me Kryeministrin e Polonisë, Marek Belka

Gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, Kryeministri Fatos Nano është takuar edhe me Kryeministrin e Polonisë, zotin Marek Belka.

Dy Kryeministrat shprehën vullnetin e plotë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Varshavës dhe Tiranës zyrtare, në funksion të bashkëpunimit konkret në fusha prioritare, veçanërisht në rrugën e integrimit euroatlantik të vendit. Zoti Belka garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë së tij në procesin integrues të Shqipërisë në BE, si dhe shprehu gadishmërinë për shkëmbimin e eksperiencave në këtë aspekt.

Zoti Belka vlerësoi progresin e prekshëm që ka bërë Shqipëria në këto vitet e fundit, progres që sipas tij njihet nga autoritetet polake, por edhe më gjerë. "Shqipëria ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe ju shpreh dëshirën time për ta vizituar së shpejti, për ta parë nga afër këtë progres dhe për t'i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve tona", u shpreh Kryeministri Belka.

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik dypalësh, zoti Nano dhe zoti Belka theksuan se vitin e fundit këto marrëdhënie kanë njohur ritme të reja, vecanërisht në kontaktin mes biznesmenëve të të dy vendeve, volumin e shkëmbimeve tregtare, etj.. Ata vunë në dukje se mes dy vendeve ka hapësira të mëdha bashkëpunimi në fushën ekonomike, financiare, në turizëm, transport, energjitikë, bujqësi, punët publike etj..

Dy personalitetet ndanë të njëjtat pikpamje për rolin e rëndësishëm moderator të Shqipërisë në rajon. "Shqiptarët në rajon po tregojnë vullnetin e plotë për të dhënë kontribut në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit", theksoi Kryeministri Nano. Gjithashtu, ata vlerësuan se zgjedhjet në Kosovë shënuan një moment të rëndësishmë në pjekurinë e klasës politike, ndërsa kanë theksuar se edhe në të ardhmen duhet vazhduar në këtë rrugë. Në këtë drejtim, ata vlerësuan edhe rezultatin e referendumit në Maqedoni.

***

- Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e BERZH -it, Jean Lemierre.

Gjatë takimit z. Lemierre vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare si shumë pozitiv, si dhe rikonfirmoi financimin e projekteve rajonale në fushën e energjisë dhe transportit. Mbi këtë bazë, u ra dakort që javën e parë të Shkurtit në Tiranë të zhvillohet Konferenca Rajonale për Energjinë.

Gjithashtu, z. Lemierre garantoi angazhimi i BERZH-it për financimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, energji, turizëm, në sektorin privat, si dhe vecanërisht në rritjen e prezencës së tregut bankar e financiar në Shqipëri, si një instrument i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomi, si dhe për uljen dhe reduktimin e ekonomisë informale.

***

Gjatë qëndrimit në Slloveni, Kryeministri Nano është takuar edhe me Kryeministrin e Sllovenisë Anton Rop, Kryeministrin e Sllovakisë, z. Mikulash Dzurinda dhe homologë të tjerë, pjesëmarrës në Samit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›