Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim të zgjeruar me anëtarë të Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim të zgjeruar me anëtarë të Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve të atdheut, etj, në kuadër të 60- vjetorit të Clirimit të Atdheut.
Në këtë takim, Kryeministri shpërndau për shumë veteranë, në shenjë respekti dhe nderimi, Medalje dhe Dekorata për merita të larta të tyre në Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Kryeministri Nano u shpreh:
"Të dashur prindër, veteranë të nderuar të Luftës për liri,
Njerëz të respektuar, shoqe dhe shokë,
Miq të progresit dhe të integrimit të vendit në koalicionet e rënda antifashiste dhe euroatlantike,
Ta gëzojmë së bashku 60-vjetorin eÇlirimit të Atdheut tonë të shtrenjtë.
Ne të gjithë gëzojmë sot veprën tuaj, prandaj përkulemi me respekt të vertetë dhe me krenari përpara saj dhe përballë jush. Në ditë si e sotmja, kur festat gjallojnë midis nesh, edhe kujtesa e të gjithëve rifiton gjallërinë me dimensione historike. Më vjen sinqerisht mirë që nuk ju nxejnë ende sallat dhe që ju gjej mirë dhe që besoni te shteti që keni ndërtuar vetë, tek Qeveria juaj, e cila do të vazhdojë të punojë me përkushtim për ju dhe brezat e njëpasnjëshëm të luftëtarëve të lirisë, të veteranëve, të antifashistëve dhe të europeistëve të Shqipërisë .
Po ju gjej mirë dhe po shoh që kemi ende punë dhe rrugë së bashku,. Do të vazhdojmë, ashtu si ju që përballoni peshën e viteve, të mobilizojmë energjitë djaloshare të këtij vendi gjithnjë të ri, pavarësisht se me qytetërim të lashtë, të cilat jo vetëm do të konsolidojnë institucionet që sollët ju me luftën për liri, por do të vazhdojnë të kurojnë edhe plagët e dekadave dhe vecanërisht do të të vazhdojmë të kultivojmë së bashku solidaritetin dhe drejtësinë shoqërore. Do ta bëjmë këtë me të njëjtin frymëzim që ju dolët malit, në ditët kur pa marrë parasysh rrezikun për jetën ju u investuat njëzëri që liria të ngadhënjente mbi terrorin dhe pushtimin dhe jeta të sfidonte vdekjen .
E di edhe unë nga të afërmit e mi dhe prindrit e mi që të gjithë ishit shumë të rinj atëherë, 60 vjet më parë, kur e morët me ndërgjegjie të plotë atdhetare këtë vendim të madh, jo thjesht të dilnit maleve të këtij vendi të pamposhtshëm, të rreshtoheshit nga radhët partizane në lokalitet, por në të vërtetë ju morët vendimin me përmasa historike globale të pashlyeshme me vlerë të pazëvendësueshme për historinë, për të sotmen, për të ardhmen e Shqipërisë.
E rreshtuat këtë vend në koalicionin e madh antifashist botëror, në atë koalicion që është përjetuar në histori si koalicioni i dritës dhe i fitores. Akoma më tej, vetëm me kontributin tuaj dhe vecanërisht të dëshmorëve që nuk janë më tej, u clirua vendi dhe u fitua beteja, u ndihmuan edhe fqinjët. Shqipëria mbetet nga të rrallët vende në Europë që u clirua nga nazifashizmi pa ndihmen e ushtarëve apo të ushtrive të huaja. Merita është e juaja dhe e gjithë luftëtarëve të lirisë, që edhe pse nuk janë më midis jush, janë në altarin e historisë dhe të luftës për liri të të gjithë atdheut.
Prandaj jam vërtetë i emocionuar që kam nderin të përfshihem së bashku me ju në këtë vlerësim të denjë dhe të merituar historik të gjeneratave që pasuan njëra tjetrën në luftën për liri dhe në rindërtimin dhe rishfaqjen e atdheut tonë të lashtë por të qytetëruar në familjen e kombeve më progresiste të botës.
Me lejoni me këtë rast të përpulem me shumë respekt përballë veprës dhe kujtimit të 28 mijë dëshmorëve të rënë për clirimin e atdheut në Luftën e madhe nacional clirimtare. Më lejoni me këtë rast të kujtoj së bashku me ju të gjitha ato vajza dhe djem, gra dhe burra që mbyllën jetën në kampet e përqëndrimit, me sytë dhe zemrën nga Shqipëria e lirë. Më lejoni me këtë rast të kujtojmë së bashku të gjithë ata shoqe e shokë që edhe pse s'janë më midis nesh, 60 vjet më parë, entuziazmin e fitores ndaj fashizmit, e kthyen në energji për ndërtimin e vendit të shkatërruar dhe të prapambetur. Më lejoni të bashkohem me ju për të kujtuar dhe nderuar të gjithë atdhetarët që gjithë jetën e tyre e investuan si partizanë të lirisë, të solidaritetit dhe të progresit.
Në sytë tuaj dhe tanët, sot ka vend dhe loti, sepse është lot krenarie dhe dinjiteti për atdheun që e çliruat dhe e zbukuruat me përkushtimin dhe me aq shumë sakrifica që vetëm brezi juaj di t'i bëjë dhe t'ua përcjellë brezave të mëpasshëm si "AND" e jetës dhe e ngadhënjimit mbi vdekjen për të gjithë shqiptarët. Ju nuk sollët vetëm lirinë, nuk na dhatë të gjitëve vetëm jetën por na brumosët me cilësi njerëzore që mbeten të vyera dhe të pashlyeshme për të gjitha kohëtar dhe këto janë dashuria për atdheun, respekti për punën e ndershme, solidariteti dhe ndjenja e sakrificës për këtë vend të lashtë dhe të qytetëruar.
Përvoja dhe heroizmi juaj në Luftën e dytë Botërore janë të gjalla dhe të dobishme edhe sot në luftën globale kundër terrorizmit në të cilën Shqipëria është përfshirë dhe jep kontribute të drejpërdrejta. Janë djemtë tanë, djem,të tuaj që mbrojnë paqen në Irak, Bosnje, Afganistan, si një gjeneratë që përçon në kohëra të njëjtin mesazh solidariteti me demokracinë dhe paqen që ju gatuat me gjak 60 vjet më parë. Ata janë garancia më e mirë e vazhdimësisë së veprës suaj që përcjell me sukses stafetën e vlerave dhe të virtyteteve që ju i farkëtuat në luftën e madhe për clirim nga nazifashizmi. Ne sërish jemi krenar për këtë gjë sepse sërish jemi të rreshtuar në po atë krah ku na përfshitë ju, në krahun e dritës euroatlantike. Të vazhdojmë ta bëjmë sic e keni bërë ju dikur, me ndërgjegjie atdhetare, me vendosmëri, sepse atdheu për ne mbetet mbi gjithcka dhe më i shtrenjtë se cdo gjë tjetër.
Të nderuara nëna dhe baballarë të lirisë!
Sot vazhdojmë të shlyejmë dhe mbushim edhe një pjesë të detyrimeve apo të boshllëqeve të historisë. Dhënia e dekoratave në një përvjetor të tillë jubilar nuk është vetëm tregues i respektit dhe vlerësimit të merituar që brezat e mëparshëm kanë për veprën dhe sakrificën tuaj. Për shumë nga ju historia e pasluftyës është treguar edhe e ashpër edhe e padrejtë. Për shumë nga ju u krijuan padrejtësi të reja, të cilave u vunë kapak disa varrmihës kockash apo fabrikues mashtrimesh që nisën të trazojnë plagët e luftës.
Unë jam i informuar se midis jush ka ende shokë dhe familje që jetojnë me probleme jetike të pazgjidhura, edhe pse këmi hyrë në një mijëvjecar tjetër. Më lejoni si Kryeministër dhe djalë partizanësh, t'ju garantoj se do të vazhdoj, ashtu si deri më tani, të kryej gjithë investimin politik dhe shtetërorë për t'ju kthyer juve në vend gjithë dinjitetin shpirtëror dhe material që meritoni.
Më lejoni t'ju deklaroj solemnisht, si fëmijë i prindërve dhe prind i fëmijëve, si pjesë e dialektikës dhe jetës së familjes, se do të vazhdoj të punoj për të gjitha zgjidhjet që meriton brezi juaj dhe brezat që ju mbani protagonistë të lirisë dhe të përparimit të kombit.
Drejtuesit e Organizatës më konkuruese në plejadën e historisë së luftërave për liri dhe për solidaritet social të Shqipërisë, Komitetit të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, e dinë se pavarësisht nga stafi im, unë nuk do të kisha mundur të isha sot midis jush dhe të merrja përsipër angazhime ligjore dhe institucionale për zgjidhjen e problemeve tuaja, pa këtë Organizatë, pa kryesinë e Komitetit, pa stafin e mrekullueshëm të veteranëve dhe të pasuesve të tyre që janë po kaq profesionistë për të mbrojtur barazinë, demokracinë dhe drejtësinë sociale edhe sot.
Kryesia e Komitetit të veteranëve e di që unë i njoh mirë problemet tuaja. Ato janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Në këtë cast më lejoni të theksoj që ky nuk është një angazhim i ditës, i jubileut apo i fushatës elektorale që po afron, por është një detyrim historik që ne kemi si komb dhe si shtet për të mbajtur gjithnjë të gjallë dhe për të shpërblyer denjësisht veprën tuaj të papërsëritshme .
Më lejoni t'ju uroj edhe njëherë 60 vjetorin eÇlirimit të Atdheut dhe të nisim së bashku shpërndarjen e medaljeve të meritës, dekoratat e merituara nga të gjithë ju".