E Diel, 1 Nëntor 2026

22 mars 2008- Topalli: Bashkim, për një reformë të madhe shtetërore në Kuvend.


 Ngjarja e Gërdecit, tha Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë një takimi  të shtunën paradite me shtabin e emergjencës në Bashkinë e Vorës, na  bën të reflektojmë dhe na nxit për bashkim në një  reformë të madhe shtetërore në Kuvend.

Zonja Topalli u informua nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili me nisjen e  procesit  të lëvrimit te fondeve të dhëna nga Qeveria.

Zonja Topalli theksoi në këtë takim se: Kjo ngjarje na ka bërë të gjithëve të mendojmë fort, të reflektojmë thellë. Kjo është  një ngjarje e rëndë që tregoi se segmente të caktuara të shtetit kanë qënë të dobëta. Më takon të them. tha ajo më tej se ka përgjegjësi në hierarkinë e shtetit që nis nga Kuvendi, Presidenca, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes e me radhë.

Duhet të bashkëpunojmë të gjitha forcat poltike në parlament, për të ndryshuar shumë ligje që institucionet tona,  të mund të parandalojnë situata të tilla. Kuvendi, Presidenca, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes të funksionojë siç duhet, agjensitë e ndryshme, SHIU  dhe SHISH-i të informojnë kur duhet, inspektoriatet që kanë qenë jashtë funksionit  të tyre, të gjithë ti nënshtrohen reformave.

Është detyrë e Kuvendit, e liderve kryesorë të forcave politike, të të bashokohen për një reformë të madhe shtetërore, aty ku është e domosdoshme, të ndërhyjmë me reforma, sepse nuk mund të ndodhë në një Republikë  Parlamentare që Kryeministri të këtë duart e lidhura e të mbesë pa kompetenca. Duhet të bëjmë reforma që  Kuvendi, Presidenti i Republikës, si Kryetar i Forcave të Armatosura, Qeveria, Kryeministri e kështu me rradhë, të kenë kompetenca të ndara e të qarta. 

Ndryshimi i ligjeve është thelbësor në këtë drejtim, sepse nuk ndryshohen institucionet thjesht duke ndryshuar njerëzit, por duke ndërhyrë në pikat e dobta të mekanizmit të shtetit, u shpreh zonja Topalli në këtë takim

Zonja Topalli, falenderoi në mënyrë të veçantë ushtarët, forcat e Xhenios, djemtë e RENEA-s duke nënvizuar edhe një herë se mobilizimi i shtetit do të vijojë me ritme të shpejta për normalizimin e situatës në Gërdec.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›