E Diel, 1 Nëntor 2026

23 mars 2008 - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.

Sot në ditën e Pashkëve, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, vizitoi Katedralen e Shën Palit, ku u prit nga Arqipeshkvi  i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita. 


Kryetarja e Kuvendit tha se "Dita e Pashkëve, është ditë shumë e bukur, ditë e rilindjes, ajo e ringjalljes".
"Unë uroj që kështu të jetë për të gjithë shqiptarët, si  për ata që kanë kaluar momente të vështira, edhe për të gjithë ata, që janë solidarizuar në  momentet e dhimbjes.
 
Le të jetë një ditë shprese, besimi dhe rikthimi të të gjithëve në jetën normale,"- tha në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›