6 mars 2008- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi i shpreh Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Topalli ngushëllimet e thella për tragjedinë e Farkës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i shprehu sot Kryetares së
Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ngushëllimet e tij për tragjedinë e
ndodhur në Liqenin e Farkës.
Me hidhërim të thellë mësuam për tagjedinë e rëndë, pranë Liqenit të Farkës, ku humbën jetën 16 persona, ngjarje e dhimbshme për të gjithë. Ju bëjmë ngushëllimet më të thella Ju, Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve dhe mbi të gjitha, familjarëve të viktimave. Ju lutem përcillini të afërmve të viktimave të tragjedisë, ngushëllimet dhe dhimbjen tonë të thellë për këtë ngjarje të rëndë, u shpreh zoti Krasniqi.