E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mars 2008- Kryetarja e Kuvendit në takim me gratë e Vlorës.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë  në një takim në Vlorë, me pjesëmarrjen e  qindra grave të suksesshme të këtij qyteti. Aktiviteti vjen  në vazhdën e angazhimit të Kryetares Topalli dhe Kuvendit të Shqipërisë për sensibilizimin e shoqërisë për ti dhënë shanse të barabarta grave që të shfaqin profesionalizmin dhe energjitë e tyre, në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të vendit.
Në sallën e Kinoteatrit të Vlorës Petro Marko  merrnin pjesë  mësuese, mjeke, biznesmene, nëna, gra sportise, drejtuese, të suksesshme dhe të njohura në fushat që ato veprojnë. 
Duke falenderuar pjesëmarrjen në takim, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin e grave vlonjate  në zhvillimin e qytetit  dhe në realizimin e reformave, që po kryhen në të gjithë Shqipërine. Ndër të tjera kryetarja  Kuvendit tha :

Ne jemi këtu sepse, koncepti i demokracisë nuk mund të marrë kuptimin e plotë dhe të vërtetë kur reformat politike, apo legjislative nuk ndërmerren bashkarisht nga gratë dhe burrat, në interes të të dy gjysmave të popullsisë
Le të krijojmë një botë ku gruaja të ndiehet një qenie njerëzore, me të gjitha shanset për të ushtruar të gjitha dhuntitë e saj në të gjitha mënyrat, në të gjitha fushat.
Ajo që ne do të bëjmë është krijimi i  kushteve të duhura që një shpirt i lirë gruaje, të lindë e të rritet i lirë.
Liri për të vendosur për jetën e saj, punën të cilën dëshiron të bëjë dhe një pavarësi ekonomike për gratë.

Gjatë përshëndetjeve, fituesja e Konkursit Ethet , Kejsi Tola falenderoi ndër të tjera Kryetaren e Kuvendit për mbajtjen e takimit dhe theksoi se për të dhe për shumë të reja, zonja Topalli përbën një shembull të  vendosmërisë dhe guximit femëror.
Kryetari i Bashkisë Shpetim Gjika tha se takime të tilla janë shumë të rëndëishme për të nxjërë në


pah potencialet e fuqishme femërore të një qyteti dhe për trajtimin e problemeve dhe sfidave, që kanë sot gratë në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit tha zoti Gjika po ndërmer nisma të shumta  sensibilizuese jo vetëm për promovimin e të drejtave të grave, por ajo është dhe një mbështetëse e  fushatave për rritjen e  pjesëmarrjes së grave në  vendimarrje.
Kapitenja e Ekipit të Basketbollit Flamurtari të Vlorës, Kampion i Shqipërisë, Elona Merkaj vlerësoi mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit po i jep Vlorës dhe grave të saj, në përballimin e sfidave të realitetit.
Sipas kapitenes Merkaj, Shqipëria ka shumë  gra të suksesshme në profesione të ndryshme, të cilat duhen mbështetur më shumë nga shoqëria dhe institucionet e shtetit.
Përballuni me garën fitorja është e bukur ishte mesazhi i kapitenes Merkaj, drejtuar grave vlonjate dhe të gjithë Shqipërisë.
Takimi vijoi me fjalët  e intelektualeve të qytetit të cilat  dhanë  përvojat e tyre të jetës, si mësim kurajoje për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›