E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mars 2008 - Topalli: Përmirësimet në legjislacion kanë krijuar klimë të favorshme për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Fjala e Kryetares së Kuvendit në mbledhjen e 30-të të Komisionit të Çështjeve Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore të PABSEC.

Është një kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Kuvendit të Shqipërisë të përshëndes punimet e mbledhjes së 30-të të Komisionit të Çështjeve Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik me Detin e Zi (PABSEC).

Më lejoni gjithashtu të theksoj që në fillim se tema Mbi Investimet e Huaja dhe Zhvillimi Ekonomik në Vendet Anëtare të BSEC., që do diskutohet në këtë mbledhje, është një temë e një rëndësie dhe prioriteti të vecantë për të gjithë vendet anëtare.
Aktualisht vendet tona kanë një bashkëpunim dupalësh e shumpalësh, kanë nënshkruar marrëveshje për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve të huaja, shmangien e taksimit të dyfishtë marrëveshje të tregëtise së lirë. Volumi i shkëmbimeve tregëtare është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe po punohet në projekte të perbashkëta duke bërë të mundur kështu një bashkëpunim  eficent e shumë inkurajues për investimet reciproke.

Rritja ekonomike në vendet e Detit të Zi në periudhën 2000 2007 ka qënë më shume se trefishi I rritjes mesatare të pjeses tjetër të Europës. Gjithashtu  në ekonominë botërore rajoni I Detit të Zi  është rajoni I tretë me rritjen ekonomike më të shpejtë gjë që është një tregues I përmirësimeve të vazhdueshme të klimës së investimeve në vendet e rajonit. PABSEC I ka kushtuar një vemendje të vecantë çështjes së investimeve të huaja si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare.

Nëpërmjet rekomandimeve të ndryshme siç është Rekomandimi 38/1999 Promovimi dhe mbrojtja e investimeve në rajonin e Detit të Zi, Rekomandimi 72/2003 Krijimi i një hapësire ekonomike Euopiane etj  Asambleja Parlamentare (PABSEC) ka kërkuar në vazhdimësi  krijimin e një klime të favorshme për investimet e huaja duke bërë  të mundur eleminimin e pengesave dhe lehtesimin e lëvizjes së kapitaleve , qytetarëve e  mallrave.

Zonja dhe zoterinj,

Mbledhje e këtij komisioni në Tiranë u parapri nga një ngjarje historike në rajonin e Ballkanit, shumë vende të të cilit janë anëtare të PABSEC-ut, sic ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ne besojmë se shteti i ri i Kosovës do jetë një faktor paqeje e stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe bashkjetesa mes komuniteteve të ndryshme do ti sherbejë krijimit të një klime besimi e bashkepunimi jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.


Krijimi i një shteti të ri shqiptar tashmë përbën një mundësi tjetër për të investuar në këtë vend dhe për rritjen e bashkepunimik ekonomik me të. Këtij bashkëpunimi i shërben edhe  projekti (ambicioz)        (i shkullit per ne shqiptaret) ai i rrugës Durrës Morinë i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë e Serbinë duke krijuar në këtë mënyrë një korridor të ri rajonal.

Të nderuar kolege e të ftuar,

Më lejoni që shkurtimisht të ndalem në zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe hapat e nderrmarra në përmirësimin e ndjeshëm të legjislacionit në mënyrë që të krijohet një klimë sa më e përshtatshme dhe e favorshme për forcimin dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Shqipëria është një nga vendet me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë. Gjatë vitit 2007 vendi ynë pati një rritje ekonomike prej afro 6%, dhe një inflacionin vjetor të mbajtur nën kontroll rreth 3%. Investimet e huaja, të cilat kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në këtë situatë ekonomike  kanë pësuar rritje gjatë periudhës 2005-2008. Në vitin 2006 investimet e huaja kapen shifrën 325 million dollarë nga 273 million në vitin 2005. Gjatë 2007 investimet e huaja kanë qenë rreth 360 million dollare. Gjatë 2008 ky nivel investimesh pritet të rritet dhe më tej me privatizimin e kompanive të mëdha dhe të rëndësishme shtetërore si Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, ARMO Instituti I Sigurimeve.
Rritja ekonomike dhe ajo e investimeve të huaja janë shtrirë në disa fusha të rëndësishme si infrastrukturë, energjitike, minierat, nafta dhe gazi, turizmi, transporti, tekstile, këpuce etj. Industria nxjerrëse eshte rritur me 150%, shërbimet e transportit dhe hekurudhave me 77%, turizmi ka pasur një rritje prej 34%.  Ne fushën e prodhimit të çimentos janë hartuar dhe ka filluar zbatimi i projekteve nga kompani të mëdha ndërkombëtare. Vlera e këtyre investimeve shkon në afro 2 miliard euro. Në industrinë e naftës dhe atë minerare kanë filluar nga puna 8 kompani nga vende të ndryshme, krahasuar kjo me vetem një kompani që punonte para tre vjetësh. Infrastruktura rrugore, një nga prioritetet e qeverisë aktuale, po përmiresohet me ritme të shpejta. Investime të mëdha po bëhen në akse të ndryshme rrugore nga Veriu në Jug e nga Lindja ne Perendim te Shqiperise duke sjellë një ndryshim të dukshëm dhe te prekshëm për të gjithë shqiptarët.
Në fushën energjitike po përgatiten investime të mëdha si në hidrocentrale ashtu edhe në disa parqe energjitike e burime të tjera alternative të energjisë, investime të cilat kapin vlerën e disa milliard euro.  Eksportet shqiptare gjithashtu kane patur nje rritje prej 30% e barazvlefshme me 500 milion dollarë krahasuar me vitin e fundit të qeverisjes së mëparshme. Nderkohë papunësia ka pësuar rënie, sistemi financiar bankar ështe tërësisht i privatizuar dhe i konsoliduar,  kreditimi për ekonominë ka rritjen e dytë më të lartë në botë.
Siç e përmenda edhe më lart, ne parlament është punuar për përmiresimin e legjislacionit për të krijuar një klimë sa më e përshtatshme për rritjen e investimeve të huaja. Eshtë debatuar shumë në komisione dhe janë miratuar ne parlament ligje që ndihmojnë investitorët në aspekte të ndryshme.
Konstatoj me kenaqësi se një pjesë e këtyre përmirësimeve në legjislacion pasqyrohen edhe në Rekomandimin 101/2008, i cili së, bashku me raportin pritet të miratohen nga kjo mbledhje. Nga keto përmirësime do të nenevizoja në menyre të vecantë:
Së pari, Paketa fiskale; Në 2005 investimet e huaja dhe vendase në Shqipëri perballeshin me taksat ndër më të lartat në Europë. Tatimi mbi fitimin ishte 25%, kontributet e sigurimeve shoqërore mbi 40%, tatimi mbi të ardhurat personale 23%, tarifat doganore dy herë më të larta se sot. Gjate tre vjeteve paketa fiskale ka pasur nje revolucion te vertete ku spikasin vendosja e takses se sheshte, 10%;nje ulje me 130% dhe 150% përkatësisht të tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimit, krahasuar me vitin 2005; ulja prej mbi 30% të kontributit të sigurimeve shoqërore, përgjysmimi i taksës së biznesit të vogël. Rezultati i kesaj reforme te guximshme eshte berja e Shqipërise vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë.

Se dyti; Eliminimi I barrierave burokratike. Ne parlament eshte miratuar ligji mbi Qendren Kombetare te Rregjistrimit e cila sherben si nje one-stop-shop. Bisnezet rregjistrohen ne nje dite per nje Euro krahasuar krahasuar me mbi 40 dite qe ishte para tre vjetesh.  
Se treti, Transparenca per thithjen e investimeve te huaja; Kemi miratuar ligjin mbi prokurimet elektronike(e-procurement). Jane permiresuar procedurat e privatizimeve dhe shpalljes se tenderave. Informacioni mbi keto fusha gjendet ne website te institucioneve, gazeta preztigjioze te vendit dhe te huaja duke rritur ndjeshem aksesin ne te. Intensifikimi  i vazhdueshem i luftes anti-korrupsion ka ndikuar drejtperdrejte ne rritjen e kesaj transparence.

Së katerti, Harmonizimi i legjislacionit; edhe kjo një ndër pika e rëndësishme të Rekomandimit 101/2008. Të gjitha ligjet e kaluara këto dy vjet duke perfshire dhe ato të fushës së investimeve kanë qenë në përputhje me legjislacionin dhe standartet e Komunitetit Europian. Në zbatim të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, cdo ligj kalon në komisionin e Integrimit Europian ku sigurohet përputhshmeria. 

Së pesti, Marreveshje të ndryshme; Shqiperia ka nenshkruar marreveshje per promovimin dhe mbrojtjen e investimeve te huaja dhe shmangine e taksimit te d

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›