E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Moti ekstrem në Azi

Ndërsa Kina digjet nga temperaturat e larta, Japonia është përmbytur nga shirat. Moti ekstrem ka shkaktuar një situate te pazakonte ne dy vendet aziatike. Vala e të nxehtit që ka çuar temperaturat në 40 gradë në veri të Kinës do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Në Pekin temperatura preku sot 40.6 gradë celsius, më e larta që prej vitit 1951. Në provinca të tjera po në veri të vendit, termometri do të mbetet në nivelet mes 38 dhe 40 gradëve. Por ndërsa kinezet kane gjetur mënyra te ndryshme për tu freskuar, ne Japoni, nuk kane probleme te tilla. Me shume se 35 shtëpi u bene te pabanueshme ne veri te Tokios, pas rënies se 107 milimetrave shi gjate natës. Disa persona kishin mbetur te bllokuar neper ndërtesa, por ata u vakuan nga skuadrat e emergjencës. Për autoritetet vendase një situate e tille është e pazakonte ne këtë periudhe te vitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›