'> "Rritet krimi, ulet zbulueshmeria"

Kriminaliteti ne vend ka pësuar rritje krahasuar me te njëjtën periudhe te një viti me pare. Ky fakt i vene re kohet e fundit nga numri i madh i vrasjeve dhe ekzekutimeve është konfirmuar nga analiza 6 mujore e punës se policisë se shtetit. Gjate kësaj analize ministri i Brendshëm, Lulezim Basha ka pohuar se krahasuar me te njëjtën periudhe te një viti me pare kane ndodhur 7 vrasje me shume. Basha vlerësoi rolin e policisë ne përmbytjet e Shkodres si dhe angazhimi te saj ne përballimin situatës ne Tirane si rezultat i tubimeve te PS-se. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Hysni Burgaj, pohoi se kane pësuar rritje edhe krimet kundër personit, me 33 vepra me shume se e njëjta periudhe e vitit te kaluar. Madje sipas Burgajt edhe fuqia zbuluese e policisë për këtë vepër është ulur me 3 %. Sipas Burgajt, rritje kane pësuar edhe rastet e dhunës ne familje me 255 raste. Ndërsa 133 persona kane vdekur si pasoje e 721 aksidenteve te ndodhura ne rrugët e vendit.