'> BSH: Borxhi pa ndikim ne treg
Borxhi që qeveria mori pak ditë më parë, në shumën prej 25 milion euro, nuk pritet të japë ndikim negativ në treg, për shkak të shifrës së ulët. Konstatimi vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila i sugjeron ekzekutivit që për nevoja të tjera, të marrë borxh në tregun ndërkombëtar, duke lënë të qetë tregun vendas. Gjatë një konference për shtyp, guvernatori Ardian Fullani u shpreh se, rishikimi i buxhetit duhet të jetë sa më realist. Ndërkohë, sipas tij, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, niveli i investimeve publike ka qenë i ulët. Megjithë zërat e ekspertëve për një ulje të normës bazë të interesit për lekun, këshilli mbikëqyrës i bankës ka mbajtur të pandryshuar duke e lënë atë në nivelin e 5.25%.