'> Debati për shkrirjen me PS-në
Kryetaret e partive te majta ne opozite, Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi janë ende te paqarte për sa i takon idesë se hedhur ne qarkullim publik, për një shkrirje te mundshme me Partine Socialiste. kreu i PDS Milo, thotë se me Partine Socialiste e bashkojnë te njëjtat parime, por kjo nuk do te thotë automatikisht se dy forcat politike duhet te shkrihen ne një. Ndërsa kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, deklaron se për momentin gjithçka është ne kufijtë e diskutimit dhe është herët te flitet për një produkt konkret. Por edhe pse gjithçka deklarohet ne fazën e diskutimit, reagimi i bazës se partive te vogla nuk duket entuziast. Nënkryetari i PSD për qarkun e Vlorës Festim Çobaj shprehet kategorikisht kundër kësaj ideje. PSD sipas Çobajt ka identitetin e saj dhe nuk duhet ta humbasë atë, duke u shkrire me partitë e tjera. Pak kohe me pare, drejtuesi i grupimit politik G99, Erion Veliaj ka deklaruar se pritet te ketë një shkrirje me Partine Socialiste, për te bashkuar forcat ne një front te vetëm opozitar.