'> PS: Shqipëria si ish-republikat ruse
Raporti i Organizatës Ndërkombëtare 'Freedom House' mbi situatën e demokracisë në Shqipëri, për partinë Socialiste, tregoi se qeveria e kryeministrit Berisha nuk ka bërë asnjë progres në sektorët kyç që lidhen me krizën politike, ekonomike, pavarësinë e gjyqësorit dhe të medies. Nënkryetarja e grupit kuvendor socialist Vasilika Hysi, duke i cilësuar konkluzionet e raportit si të denja për një republikë sovjetike të Azisë Qendrore, tha se vendi rrezikon, të behet pjesë e një regjimi autokratik për shkak të kapjes së shtetit. Znj. Hysi ka cituar shqetësimet kryesore të përmendura në raport, duke fajësuar qeverinë për përkeqësimin e situatës krahasuar me një vit më parë, vlerësimin mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009, mosfunksionimin e demokracisë dhe institucioneve, presionin ndaj lirisë se medieve apo përhapjen e korrupsionit. Për nënkryetaren e deputeteve socialiste, ky raport ishte një kritike e madhe edhe për praktiken e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të përfshirë në korrupsion, me ane presionit mbi organet e drejtësisë. Ndërkohë sipas saj, është për të ardhur keq që përmenden rastet e ministrave Basha dhe Mediu, të cilët u çliruan nga akuza për arsye procedurale, por pa u përballur kurrë me drejtësinë.