E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PD mbledh firmat për hetimin e masakrës se Tivarit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depoziton nesër firmat për ngritjen e komisionit hetimor për masakrën e Tivarit, ne te cilën u ekzekutuan pa gjyq mijëra shqiptare te Kosovës, gjate pranverës se vitit 1945. Ndryshe nga komisionet hetimore te këtyre viteve, qe ngriheshin me një afat tremujor, me mundësi ripërtëritjeje, ky komision do te veproje përgjatë një viti, sipas demokrateve, për shkak te rëndësisë se ngjarjes, kohës se gjate te kaluar, si dhe përpjekjeve te mëdha për ta lënë atë ne errësirë. Komisioni do te ketë një përbërje prej 13 anëtarësh, me shumice dhe kryesim te demokrateve. Nisma pritet qe ne një kohe te shkurtër te miratohet ne seance plenare. Qëllimi kryesor do te jete nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale, te atyre qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndihmuan ne ekzekutimin e mijëra shqiptareve. Një tjetër pike e objektit hetimor do te jete edhe qëndrimi ndaj kësaj masakre i shtetit shqiptar, gjate viteve te diktaturës. Ishte kryeministri Berisha ai qe dite me pare paralajmëroi ngritjen e këtij komisioni, duke thirrur ne ndihme dhe parlamentet e vendeve fqinje, ndërsa ngarkoi me përgjegjësi direkte Ramiz Aline.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›