'> PS "ngrin" votat ne Kuvend
Partia Socialiste vendos te ketë marrëdhënie te kushtëzuar me parlamentin duke nisur që nga séanca e se enjtes, duke marre pjese ne salle, por duke mos dhënë votat për asnjë ligj që kërkon si shumicën e thjeshte, ashtu dhe shumicë të cilësuar. Qëndrimi i selisë rozë ka ardhur pas një mbledhjeje 2 orëshe të grupit parlamentar, ku është rene dakord që në muajin shtator të vendoset dhe për nisjen e një vale të re protestash në të gjithë vendin. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci sqaroi se opozita do ta shfrytëzoje praninë ne kuvend për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, pa të cilën sipas tij, nuk mund të ketë funksionim të demokracisë në vend. Vendimi i grupit parlamentar socialist erdhi për shkak të përkeqësimit të krizës politike në vend, pas refuzimit për të bërë transparencën e zgjedhjeve dhe së treti, nga ndryshimet e njëanshme te rregullores së kuvendit, çka ka sjelle sipas opozitës, uzurpim të organeve të drejtësisë dhe të parlamentit. Një vendim i tillë i sjell pozicionet e PS dhe PD në stadin fillestar sa i takon arritjes se një kompromisi.