'> Tritan Shehu akuza Rames për Bashkine
Deputetet demokrate te qarkut te Tiranes vijojnë te denoncojnë qeverisjen e Edi Rames ne kryeqytet. Tritan Shehu ishte sot tek zona e quajtur "Kodra e priftit", ne njësinë bashkiake numër 3, ku denoncoi faktin se megjithe projektet e miratuara nga bashkia për trajtimin e kanalit te ujerave te zeza, asgjë nuk është bere. Sipas Shehut, ky nuk është rasti i vetëm i shpërdorimit te taksave te qytetareve te Tiranes, ndonëse gati një vit para zgjedhjeve vendore, ai u beri thirrje qytetareve te reflektojnë për votën e tyre te ardhshme.