'> Basha: Frenoni aksidentet!
Tre muaj te sezonit turistik do te jene prova për te ndryshuar imazhin dhe treguesit ne te gjithë sektorët e qarkullimit rrugor. Ky është afati qe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, u ka lënë drejtuesve te sapo emëruar te këtij sektori pas miratimit, te strukturës se re. "Reduktim i shpejtë i fataliteteve në inventarin rrugor anembanë vendit! Në fund të sezonit turistik pres që krijimi dhe vënia në eficencë e kësaj strukture dhe bashkëpunimi i saj i ngushtë me drejtorët e policisë në qarqe të sjellë një përmirësim thelbësor, i cili natyrisht mund dhe do të matet vetëm me krahasimin e statistikave të këtij viti me vitin e shkuar dhe vitet e tjera pararendëse," theksoi Basha. Duke u ndalur te korrupsioni ne policinë rrugore, Basha u shpreh se shqyrtimi i ankesave të qytetarëve do të jetë në qendër të vëmendjes së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, sidomos edhe ne mënyrën se si funksionojnë karrotrecet.