E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Debati për shamitë në Kosovë

Bashkësia Islame ne Kosove do te ankohet ne Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin administrativ te Ministrisë se Arsimit i cili ndalon veshjen e uniformave fetare ne institucionet shkollore publike. Myftiu Naim Ternava tha se për këtë shqetësim te komunitetit mysliman i është drejtuar edhe krerëve me te larte te shtetit qe te shfuqizojnë këtë vendim. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk i jep te drejte Bashkësise Islame çështja do te shkoje deri ne Gjykatën e Strasburgut. Edhe ministri i Arsimit Enver Hoxhaj thotë se rruga me e mire për te zgjidhur këtë konflikt do te ishte kalimi i çështjes ne Gjykatën Kushtetuese. Myftiu Ternava ka ripersitur kërkesën e tij për zbatimin e lendes se edukatës fetare ne shkollat fillore dhe te mesme, pasi kjo do t'i ndihmonte ata te vetëdijesohen për problemet dhe dukuritë negative te shoqërisë. Ministria e Arsimit ka hartuar rreth një vit me pare një udhëzim administrativ për kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave te mesme dhe te larta. Ne mbështetje te Kushtetutës dhe Ligjit për Arsimin e Larte ky kod ndalon nder te tjera bartjen e uniformes fetare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›