E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Beqja: FMN, buxheti jo realist

Pas takimit me dyer te mbyllura qe Fondi Monetar Ndërkombëtar pati me deputetë te komisionit te ekonomisë, deputeti socialist Ilir Beqja pohon se ky institucion ka një shqetësim ne rritje të situatës ekonomike ne vend, e konkretisht te borxhit publik. Sipas tij, shqetësimet e FMN-së janë te njëjta me ato qe partia Socialiste ka denoncuar prej muajsh. Mësohet se FMN-ja deklaruar se edhe buxheti i rishikuar i qeverise nuk është ne parametrat e duhura. Një misionin i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur ne Shqipëri për te monitoruar situatën ekonomike te vendit, ne prag edhe te shkurtimit qe po i behet buxheti te shtetit. Një dite me pare ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se shpenzimet ne total do te ulen me afro 10 % te buxhetit te shtetit. Ky veprim do te ndikoje ne uljen e deficitit buxhetor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›