E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Pjerin Ndreu zgjidhet kreu i PS ne Tirane

Ish-drejtuesi i larte i policisë se shtetit, Pjerin Ndreu, është zgjedhur ne krye te Partisë Socialiste te rrethit Tirane. 116 anëtarë te asamblesë se kryeqytetit kane votuar Ndreun, dhe vetëm 36 vota ka mundur te siguroje rivali i tij, juristi Bledar Doracaj. Zgjedhjet janë zhvilluar me vote te fshehte dhe pa kontestime nga palët. Gjate prezantimit te platformës për drejtimin e degës me te madhe te partisë ne vend, kandidati Ndreu tha se do te synonte bashkimin dhe mbështetjen e anëtarësisë. Kjo është faza përmbyllëse e zgjedhjeve për krerët lokale te partisë opozitare. Ata zgjidhen nga asambletë vendore, ndryshe nga kryetari i partisë qe zgjidhet me parimin "Një anëtar një vote".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›