'> Kombëtarja ideale e Botërorit sipas Beckam
Disa dite pasi FIFA publikoi listën e 10 futbollisteve pretendente për topin e arte, ylli anglez David Beckam ka publikuar një tjetër liste atë te kombëtares ideale te botërorit "Afrika 2010". Sipas Beckam, i cili ka përzgjedhur futbollistet duke i ndjekur ata nga shkallet e stadiumit, formacioni me i mire do te ishte 4-3-2-1. Surpriza e pare fillon qe nga porta, ku Beckam preferon portierin uruguaian, qe luan për radhët e Lacios Muslera, duke lënë jashtë finalistin Iger Kasijas apo dhe emra te mëdhenj si bufon qe treguan fare pak këtë sezon. Mbrojtja sipas Beckam do te përbëhet nga Kol ne krahun e majte, Pujol Mensah ne qendër dhe Serxho Ramos ne krahun e djathte. Tre emrat për mesfushën janë Ksavi i Spanjës, ne qendër qe mbështeten nga Shvastajger e Shnajder nga krahët. Ndërsa treshja me efikase e sulmit, sipas spice boy, përbehet nga vija e Myler nga krahët qe furnizojnë me topa Bombein e Uruguait Diego Forlan. Ne listën e Beckam bien ne sy mungesa e fituesit te topit te arte Lionel Messi, apo edhe futbollisteve te tjerë si Ozil, Roben e Iniesta qe kane lenë gjurme ne këtë botëror.