'> PS-ja për pasurinë e Priftit
Partia Socialiste akuzoi se disa ministra dhe funksionare te larte apo familjare te anëtarëve te kabinetit te Sali Berishës, vetëm gjate vitit te fundit kane shtuar disa here pasurinë e tyre. Zedhenesja Armeja Imeraj, deklaroi se ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka shtuar pasurinë me 1.8 milionë euro. Këta zyrtare tha Imeraj, u shmangen gjithashtu edhe pagimit te taksave. Ky është vetëm një nder rastet e njerëzve te afërt me Sali Berishën qe duhet te japin llogari para organeve te drejtësisë, apelon selia roze.