'> Svoboda: Negociatat vazhdojnë
Për te treten dite radhazi pas miratimit te rezolutës për Shqipërinë, përfaqësuesit e Parlamentit Europian shtojnë presionin ndaj palëve politike për te arritur një marrëveshje. Nënkryetari i Grupit Social Demokrat i bën apel qeverisë dhe opozitës të gjejnë një rrugëdalje për të zgjidhur krizën, duke ngritur komision hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, ku opozita socialiste të ketë shumicën dhe kryetarin. "Unë nuk mendoj se kriza ka përfunduar. Natyrisht që hapi që ka ndërmarrë Partia Socialiste duke shkuar në parlament, është i rëndësishëm, por siç thotë një fjalë, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Unë mendoj se edhe qeveria duhet të bëjë disa hapa përpara, por ajo çka na intereson ne nuk është që të akuzojmë njërën ose tjetrën palë. Këtë po ua lë ta bëjnë disa anëtarë të parlamentit evropian nga ana e PPE, të cilët për fat të keq u angazhuan në një mbrojtje të njëanshme të qeverisë. Unë nuk kam për të akuzuar qeverinë. Unë po punoj me kolegët e mi nga social demokratët që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë një rrugëdalje nga kriza, që të ulen së bashku, që të krijojnë këtë komision për të cilin ranë dakord, ku opozita socialiste do të ketë shumicën dhe kryetarin. Pastaj të punojnë për një legjislacion të ri i cili të bazohet tek analiza e legjislacionit të kaluar, çfarë mund dhe çfarë duhet bërë më mirë herën tjetër në mënyrë që të ketë transparencë të plotë" - është shprehur Scoboda Gjate qëndrimit ne Dubrovnik te Kroacisë, numri 2 i grupit parlamentar europian te majte, ka patur takim edhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, kryeministri Berisha dhe kreun e LSI, zotin Meta. Zyra e shtypit e shefit te qeverise, tha se Kryeministri Berisha i rikonfirmoi zotit Svoboda vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, duke përshpejtuar kështu integrimin evropian te vendit.