E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> "British Petrolium" tjetër përpjekje për naftën

Përpjekjet për te ndalur rrjedhjen e naftës ne gjirin e Meksikës, vijojnë. Gjiganti energjetik "British Petrolium" synon te zëvendësoje kapakun e kontrollit nga gypi i dëmtuar i naftës, me një tjetër me te madh. Sipas eksperteve, nëse ky operacion arrihet me sukses, kjo do te thotë se nuk do te ketë me rrjedhje te naftës ne det. Ndërkaq, njoftohet se operacioni i zëvendësimit do te zgjasë një jave. Rreth 60.000 fuçi nafte rrjedhin çdo dite nga gypi i dëmtuar. Kjo vlerësohet te jete katastrofa me e madhe mjedisore ne historinë e Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›