'> Blair: Lufta e Kosovës, e drejte

"Për shkak te ndërhyrjes ndërkombëtare Kosova tani përballet me sfidat e paqes dhe jo sfidat e luftës". Kështu është shprehur ish-kryeministri britanik Tony Blair për "BBC", ne prag te masakrës se Srebrenices. Sipas Blair, aleatet ndërkombëtare nuk duhej te lejonin një spastrim etnik te dyte edhe ne Kosovë. "Mendoj se nëse do ta kishim lënë Kosovën te shkonte drejt rrugës se spastrimit etnik, kur e dinim se ne Ballkan tashme kishin vdekur qindra mije persona ngaqë ne nuk kishim ndërhyrë, do te kishte qene krim nga ana jone. Prandaj, ne ndihmuam dhe si rezultat i asaj ndihme, sot, Kosova përballet me sfidat e paqes dhe jo me sfidat e luftës. E ardhmja prape është e vështirë për Kosovën, por tani është hapur dera e mundësive, e anëtarësimit te ardhshëm ne Evropë. Unë mendoj se vepruam drejt, u shpreh Blair. Ne fund te intervistës se tij zoti Blair vuri ne dukje se aktualisht rruga përpara për vendet e Ballkanit ishte integrimi ne BE ndërsa këshilloi se për një te ardhme te suksesshme shtetet duhet te shpenzojnë resurset ne forcimin e ekonomisë.